Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka folur pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet e Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thumbuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, duke i thënë se a ia ka lënë shenjë apo jo.
“GAME OVER. A ta la shenjë a jo”, shkroi ajo.
Kujtojmë që Agim Veliu pas shkarkimit nga detyra e ministrit të MPB-së nga kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti, ishte deklaruar se ky shkarkim nuk ia kishte lënë shenjë.
Ndryshe, rezultatet preliminare në zgjedhjet e Podujevës do të dalin nga KQZ-ja sonte rreth orës 21:00.