image Deputetja e VV-së: PDK po e qet shkelmin e fundit para fundosjes

Kosovë

Deputetja e VV-së: PDK po e qet shkelmin e fundit para fundosjes

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, po thotë se Partia Demokratike e Kosovës po qet shqelmin e fundit para se të fundoset politikisht. Sipas saj shpresa e vetme për qytetarët është VV.

“PDK po fundoset politikisht andaj prej dhimbjes së madhe që i ka kapluar, po qesin shqelmat e fundit! Lëvizja VETËVENDOSJE! është shpresa e vetme për vendin dhe qytetarët”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ky reagim i Haxhiut, vjen pas takimit të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në Prishtinë ku kanë diskutuar për shpërndarjen e Kuvendin të Kosovës si dhe për zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme./Sinjali/