image Deputetja e VV-së: Mos t'i krijojmë më shumë dhimbje familjes së 26-vjeçarit dhe mos të ndërhyjmë në punën e Prokurorisë

Kosovë

Aktualitet/ Deputetja e VV-së: Mos t’i krijojmë më shumë dhimbje familjes së 26-vjeçarit dhe mos të ndërhyjmë në punën e Prokurorisë

news image

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje duke ngushëlluar familjen e 26 vjeçarit që u hodh nga konvikti i Qendrës së Studentëve ka kërkuar që Prokuroria të mos pengohet në hetimet e këtij rasti.

Bogujevci tha se në mbledhjen e këtij komisioni të gjithë anëtarët e të gjitha partive kanë rënë dakord që kjo çështje të jetë në prioritet.

“Kemi qenë të fokusuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe kemi kërkuar të gjithë njëzëri që të kryhen hetimet rreth rastit. Si rezultat ka pasë propozime të ndryshme që të kërkojmë rrethana më të detajuara nga institucionet rreth procesit të karantinës dhe jemi pajtuar si komision që t’i marrin këto të dhëna. Gjithashtu është diskutuar për mundësinë që t’i kemi disa vizita dhe të njoftohemi drejtpërdrejt me situatën”, tha ajo.

Deputetja e VV-së ka kërkuar që të respektohet puna dhe liria e prokurorisë në hetimin e këtij rasti, duke mos i shkaktuar më shumë dhimbje familjes së të ndjerit.

“Duhet të fokusohemi që të mos krijojmë dhimbje më të madhe për familjen dhe duhet ta respektojmë punën e prokurorisë dhe që mos të ndërhyjmë edhe në punën e tyre. Është nj rast tejet i rëndë dhe për të gjithë kanë përjetuar rëndë, por mendoj që duhet të kemi hetime dhe të kemi përgjigje”, tha Bogujevci./Gazeta Sinjali/