Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas thirrjes së ministres së MPJD-së, Meliza Haradinaj, për mospërdorimin e termit “republikë” ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas saj, Haradinaj që nga dita e parë që kur ka marrë postin e deri më dje nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore.
“Është interesant me këtë sojin e ministrave që kemi. Harrojnë shumë shpejt atë që bëjnë dhe atë që thonë. Ministrja me tru peshku paska harruar se nga dita e parë që kur ka marrë postin e deri më dje nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli në Facebook./Gazeta Sinjali/