image Deputetja e VV-së fajëson Haradinajn për vendosjen e taksës ndaj Serbisë

Kosovë

Deklaratë/ Deputetja e VV-së fajëson Haradinajn për vendosjen e taksës ndaj Serbisë

news image

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se ish- kryeministri Ramush Haradinaj është fajtori kryesor për devijimin e dialogut me Serbinë, për shkak të taksës së vendosur.

“Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është fajtori kryesor që ka devijuar procesi i dialogut. Haradinaj me vetëdije të plotë dhe me shkelje të përgjegjësive të tij kushtetuese ia kaloi dialogut presidentit Thaçi, përderisa është vendim i Kuvendit të Kosovës që bisedimet me Serbinë t’i vazhdojë qeveria”.

Haradinaj sipas Kusari- Lilajt ka qenë i papërgjegjshëm me vendosjen e taksës sepse nëse është dashur të ndalë ndarjen e Kosovës, duhej të shkonte në tryezë për të diskutuar mosndarjen e Kosovës.

“Ti nuk mund të kërkosh përgjegjësi prej dikujt me mekanizma që ti i bën njëanshëm, derisa nuk e merr përgjegjësinë që të shkosh atje dhe të bisedosh. Nëse ai [Ramush Haradinaj] mendon se me vendosjen e taksës e ka ndalë dialogun në kuadër të të cilit është diskutuar ndarja e Kosovës, pse nuk ka shkuar në tavolinë dhe ta ndalë ndarjen e Kosovës? Pse nuk e ka marrë përgjegjësinë të cilën e ka kërkuar që disa vite?”, është shprehur Kusari- Lila në InfoMagazinë./ Gazeta Sinjali/