image Deputetja e Vetëvendosjes pas njohjes nga Xhamajka fajëson Qeverinë Haradinaj

Kosovë

Reagim/ Deputetja e Vetëvendosjes pas njohjes nga Xhamajka fajëson Qeverinë Haradinaj

news image

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, përmes një shkrimi në rrjetin e saj social në Facebook, ka thënë se viti 2020 ka nisur mbarë pas njohjes nga Xhamajka, ngase sipas saj në vitin 2019 kishim 0 njohje.

“Viti 2020 filloi mbarë. Në 2018 kishim vetëm një njohje e në 2019 kishim 0 njohje. Sot, Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli gjithashtu ka theksuar se ndryshimi i qeverisë do të sjell njohje të reja, investime dhe liberalizimin e vizave

Kujtojmë që gjatë kohës sa ishte Ramush Haradinaj në krye të qeverisë, Kosova nuk ka pasur sukses edhe aq në sjelljen e njohjeve të reja./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/fitore.pacolli/posts/10219581419858853