Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi është shprehur se vendimi i Qeverisë për heqjen e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët deri në fund të këtij viti është i mirë, por gjysmak, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas saj, ky vendim u mor në kohën kur tashmë pushimet e bashkatdhetarëve janë në përfundim e sipër.
“Më duhet të them se vendimi i tillë është i mirë por gjysmak. Ky vendim u mor në kohën kur tashmë pushimet kryesore të bashkatdhetarëve janë në përfundim e sipër, si dhe vetëm për pesë muajt e ardhshëm. Qeveria nuk tregoi se cili është plani i saj për vitet e ardhshme, por vetëm për më pak se gjysmën e këtij viti”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës kanë publikuar sot vendimin për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër nga 1 gushti deri 31 dhjetor të këtij viti./Gazeta Sinjali/