image Deputetja e PDK-së: Kurti do të lëshojë pe në premtimin që ka dhënë për Asociacionin

Politikë

Deputetja e PDK-së: Kurti do të lëshojë pe në premtimin që ka dhënë për Asociacionin

news image

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se është në duar të Qeverisë se si duhet ta formojë Asociacionin.

Musliu-Shoshi në një intervistë, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë ky asociacion kompetenca ekzekutive.

“Vlerësoj që edhe Gjykata Kushtetuese ka jep një vendim në të cilin tregon se cilat janë pikat që përbëjnë shkelje kushtetuese dhe se si qeveria duhet ta formojë asociacionin. Nuk është që ka thënë jo në vendim, mirëpo i ka jep kushtet që Kosova duhet t’i përfillë në mënyrë që të formojë Asociacionin. Andaj është në duar të qeverisë se si duhet ta formojë asociacionin, në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë ky asociacion kompetenca ekzekutive, mirëpo mënyrën se si duhet ta formojë është krejt në dorë të qeverisë”, ka deklaruar ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Musliu-Shoshi tha se është thyer çdo premtim me të cilin kanë ardhur në pushtet Vetëvendosje. Ajo thotë se pret në premtimin për Asociacionin, Kurti do të lëshoj pe.

“Çdo premtim me të cilin kanë ardhur në Qeveri LVV-ja, është thyer, pres që edhe këtë premtim që kanë për protesta edhe këtë vendim pres që Kurti do të lëshoj pe, sepse tani e ka kuptuar që është shumë më ndryshe kur je në Qeveri dhe shumë më ndryshe kur je në opozitë”, theksoi ajo.

/GazetaSinjali/