image Deputetja e PDK-së për heqjen e reciprocitetit: Qeveria veproi mirë, duhet të bashkërendohet me SHBA-në

Politikë

Deputetja e PDK-së për heqjen e reciprocitetit: Qeveria veproi mirë, duhet të bashkërendohet me SHBA-në

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, ka komentuar vendimin e sotëm për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Shoshi tha se qeveria ka bërë mirë që ka marr vendimin për heqjen e reciprocitetit, sepse sipas saj vendimi i kaluar ishte elektoral ndaj SHBA-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas saj, vendimet strategjike nacionale të cilës do qeveri në Kosovë gjithmonë duhet të bashkërendohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vendimet strategjike nacionale të cilës do qeveri në Kosovë gjithmonë duhet të bashkërendohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportin tonë diplomatik nuk guxon ta dëmtojë asnjë parti politike që dëshiron të udhëheq me vendin. Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që e ka heqë vendimin për reciprocitetin, sepse vendimi i kaluar ishte elektoral dhe shantazhues ndaj ShBA-së. Të punojmë së bashku me partnerët ndërkombëtar për të ardhmen e shtetit tonë të integruar në BE”, ka shkruar Shoshi. /Gazeta Sinjali/.