image Deputetja e PDK-së: Ministri Vitia nuk tha të vërtetën, ai ishte në dijeni të gjendjes së Agon Musliut

Kosovë

Konferencë/ Deputetja e PDK-së: Ministri Vitia nuk tha të vërtetën, ai ishte në dijeni të gjendjes së Agon Musliut

news image

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, përmes konferencës tha se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dje në konferencë nuk e tha të vërtetën për gjendjen e Agon Musliut, që vdiq si i karantinuar në Qendrën Studentore.

“Ministri Vitia ka qenë në dijeni për gjendjen shëndetësore të të riut 26 vjeçar. Në konferencë Vitia nuk tha të vërtetën për gjendjen e Agon Musliut, tashmë ka shumë fakte që karantina nuk është duke u menaxhuar siç duhet”, tha Hoxha.

Hoxha gjithashtu theksoi se PDK-ja propozon krijimin e një Komisioni Parlamentar për hetimin e vdekjes së të riut nga Gjilani.

“Shumë qytetarë fatkeq e të pafuqishëm siç ishte Agon Musliu, u detyra me doemons të qëndronte në karantinë. Institucionet kufizuan lirinë e tij. Propozon krijimin e një komisioni parlamentar hetimor, duke u marrë vecanërisht me rastin e vdekjes së Agon Musliut. Presim mbështetjen e partive të tjera”, tha ajo./ Gazeta Sinjali/