image Deputetja e PDK-së: Kurti, Vitia e Sveçla duhet të japin përgjegjësi për të riun që vdiq te konviktet

Kosovë

Reagim/ Deputetja e PDK-së: Kurti, Vitia e Sveçla duhet të japin përgjegjësi për të riun që vdiq te konviktet

news image

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas vdekjes së 26 vjeçarit i cili ra nga kati i pestë i konvikteve ku po qëndronte si i karantinuar.

Deliu-Kodra ka thënë se Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësië për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani.

“Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti dhe dy vartësit e tij, ministri Arben Vitia dhe u.d ministri Xhelal Sfeçla duhet të japin përgjegjësi dhe sqarime para gjithë qytetarëve për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani sot tek Konviktet”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se Qeveria Kurti ka liruar aktivistë të VV-së nga karantina./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/DeliuKodraBlerta/posts/3149977385023078?xts%5B0%5D=68.ARBepvpVF-QfaH6aQrjDyw3tSekgTjhhg6No31aNa1nf_-za4uj2Zn4uiW-UdHfDX71Xm3FHNdjBMmiEjp3YukjUizeN0RsVtzvuXoS4e_DWo5OyTCDmA09A4FFL0v6-cqD4vtV6F23YeupM2mjlbV15zghebvv_6Y3lKazjabpXyIZ9s431x4QQ4f_9kY9Y8bPUAjQFRjbW70N0ZLXe6kBMAssXIE1LhAygFubIoctQqY-m8cXHhbfbrErjy_vwO0UBOKInY2ahfUy_yPuvUKH6dSdhtWTlTJOfkiJFtr3FDPKMuFfoDzXPgtQI96QJozIMyRAPCl0sNjloqf8gag&tn=-R