image Deputetja e PDK-së: Ka pasur edhe burra të përdhunuar, anipse ne flasim për gratë

Kosovë

Fjalimi/ Deputetja e PDK-së: Ka pasur edhe burra të përdhunuar, anipse ne flasim për gratë

news image

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, në seancë ka folur për viktimat e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë duke thënë se në luftë serbët kanë përdhunuar edhe burra.

“Në luftën e fundit, ka pasur edhe burra të përdhunuar anipse ne flasim  për gratë”, tha Idrizi.

Ajo ka kërkuar që viktimat e krimit seksual që ka ndodhur në Kosovë, të mos heshtin por të tregojnë përjetimet e tyre edhe pse e kanë të vështirë pasi që ne si shoqëri, sipas saj nuk iu kemi dhënë hapsirën e nevojshme për t’u rrfëyer.

“ Nuk duhet harruar asnjëherë që secili prej nesh ka mundur të jetë në vendin e tyre. Dhuna seksuale gjatë luftës ka qenë taktikë e luftës për të nxitur spastrimin etnik, për të nxitur ndarjen mes nesh edhe pas përfundimit të luftës. Ne nuk duhet të lejojmë që ky krim mizor të shkatërrojë familjet tona”, është shprehur Idrizi./ Gazeta Sinjali/