image Deputetja e PDK-së ironizon me punësimet familjare

Politikë

Deputetja e PDK-së ironizon me punësimet familjare

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me punësimet e të afërmve të zyrtarëve të LVV-së.

Ajo krahas publikimit të fotove ka pyetur se a do të organizohet ndonjë dasmë gjatë këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëmëngjesi, a ka naj dasëm sivjet a jo”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se kryeministri, Albin Kurti, gjatë javë së kaluar në kuvend kishte potencuar se ata që u angazhuan në institucione si të afërm, janë të përgatitur e profesionalë, ndërsa tha se vendimmarrja përmes mbiemrave të farefisit apo punësimi familjar nuk janë vlera të qeverisjes së mirë.

Kryeministri edhe gjatë kohës së fushatës pati thënë se kushërinjtë nuk duhet punësuar, sepse ata sipas tij janë vetëm për dasma.

“Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Kurti./GazetaSinjali/