image Deputetja e PDK-së e infektuar me koronavirus e kënaqur me kujdesin që po i tregohet gjatë kësaj kohe

Politikë

Deputetja e PDK-së e infektuar me koronavirus e kënaqur me kujdesin që po i tregohet gjatë kësaj kohe

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila ditë më parë është konfirmuar pozitive me koronavirus, është shprehur e kënaqur me kujdesin që po tregohet ndaj saj, gjatë kohës sa ajo është në përballje me pandeminë e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxha përmes një postimi në Facebook është shprehur se sot është hera e dytë brenda javës që merr telefonatë nga shtabi emergjent i Komunës së Prishtinës, për të kuptuar për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa ka shtuar se kjo është ndjenjë shumë e mirë.

“Është hera e dytë sot brenda javës që marr telefonatë nga shtabi emergjent i Komunës së Prishtinës për me pa se si jam dhe a kam nevojë për ndonjë gjë. Unë nuk kisha nevojë për asgjë – më mjaftoj kujdesi i qytetit ndaj qytetarit- ndjenjë shumë e mirë…por për familje e persona të tjerë mund të jetë jetike kjo ndihmë. Ky shtab tash sa kohe përkujdeset njësoj për të gjithë qytetarët me COVID në Komunën e Prishtinës. Dua t’i përgëzoj për punën që po e bëjnë për qytetaret në Pandemi”, ka shkruar deputetja e PDK-së në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3250447678310441&id=159214480767125