image Deputetja e LVV-së në Kuvend, nuk mbahet seanca ku po akuzohet për korrupsion

Drejtësi

Deputetja e LVV-së në Kuvend, nuk mbahet seanca ku po akuzohet për korrupsion

news image

Angazhimet në seancën e Kuvendit të Kosovës të deputetes Jetmirë Vrenezi, ia kanë pamundësuar mbajtjen e seancës gjyqësore në rastin ku ajo dhe pesë të tjerë po akuzohen për vepra penale të korrupsionit.

Islam Thaqi, Jetmire Vrenezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, pasi sipas prokurorisë, ata kishin tejkaluar kompetencat e tyre në rastin e rrënimit të aneksit të “Abi Çarshia” në Prizren.

Seanca e radhës për këtë rast që ishte paraparë të mbahej të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, por ka dështuar të mbahet pasi që paraprakisht, mbrojtësi i të akuzuarës Vrenezi, e kishte njoftuar gjykatën se Vrenezi është e angazhuar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Përveç Vrenezit, në seancë nuk ishin të pranishëm as të akuzuarit Thaqi dhe Bislimaj. Po ashtu, mungoi edhe eksperti i ndërtimtarisë, Liman Mustafa.

/GazetaSinjali/