image Deputetja e LVV-së merr rreth 5 mijë vota më shumë sesa komplet koalicioni Nisma-AKR-PD

Kosovë

Rezultati/ Deputetja e LVV-së merr rreth 5 mijë vota më shumë sesa komplet koalicioni Nisma-AKR-PD

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka marrë gjithsej 46 mijë e 861 vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura sot nga KQZ-ja, Haxhiu e vetme, ka marrë 4 mijë e 789 vota më shumë sesa që ka marrë i gjithë koalicioni Nisma-AKR-PD, shkruan Gazeta Sinjali.

Pavarësisht përpjekjeve dhe ankesave të shumta, koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj ka dështuar që të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Nisma-AKR-PD kanë marrë 42 mijë e 72 vota, duke mbetur pa përfaqësim në organin ligjvënës të shtetit.

Haxhiu në anën tjetër është më e votuara nga Lëvizja Vetëvendosje, pas Albin Kurtit që ka marrë 183 mijë e 868 vota dhe Glauk Konjufcës i cili ka marrë 72 mijë e 775 vota. /Gazeta Sinjali/