image Deputetja e LDK-së kritikon pushtetin: Asnjë njohje që nga koha e Avdullah Hotit

Politikë

Deputetja e LDK-së kritikon pushtetin: Asnjë njohje që nga koha e Avdullah Hotit

news image

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se që nga viti 2020, kur kryeministër ishte Avdullah Hoti, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje të re.

Sipas saj, Qeveria Kurti nuk ka strategji për politikë të jashtme.

“Sa i përket politikës së jashtme ne kemi parë që deri më tani kjo qeveri nuk ka pasur strategji. Dmth po i bën 18 muaj kjo qeveri që nuk kemi pasur asnjë njohje të re që nga viti 2020, kur kemi marrë njohjen nga Izraeli e ku kryeministër ka qenë Avdullah Hoti. Prej atëherë kemi pasur ngecje”, tha Krasniqi.

Teksa sipas saj, kjo qeveri nuk ka strategji as për aplikim në organizata ndërkombëtare.

“Atëherë kemi pasur një moratorium për një vit ku më 4 shtator është bërë një vit, që nënkupton se ka përfunduar dhe ne ende nuk kemi as strategji si të aplikohet, as në organizata ndërkombëtare e as nga shtetet mos njohëse, s’kemi parë asgjë nga kjo qeveri”, tha ajo në Tëvë1.

/GazetaSinjali/