image Deputetja e LDK-së kërkon që vota e saj për rrëzimin e qeverisë të mos merret si votë pro koalicionit me PDK-në

Kosovë

Mocioni/ Deputetja e LDK-së kërkon që vota e saj për rrëzimin e qeverisë të mos merret si votë pro koalicionit me PDK-në

news image

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci ka thënë se qëndrimi i saj është pak më ndryshe nga ai i deputetëve të tjerë të partisë lidhur me situatën e krijuar.

LDK-ja pritet ta çojë në Kuvend mocionin për rrëzimin e qeverisë, ndërsa sot është mbajtur edhe mbledhja e Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Në këtë mbledhje Geci thotë se e ka pyetur shefin e Grupit Parlamentar, Arben Gashin, nëse vota e saj për rrëzimin e qeverisë do të përdoret pro koalicionit me PDK-në, duke thënë se është siguriar nga ai se kjo nuk do të ndodhë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë e pyeta Shefin e Grupit Parlamentar se a mund të përdoret nënshkrimi im me bazë kushtetuese për një koalicion me PDK-në. “Ai më tha: Jo.”
Unë nuk dëshiroj që nënshkrimi im të përdoret në asnjë form për një koalicion të mundshëm me PDK-në.
Unë Marigona Geci, jam pro mocionit për rrëzimin e kësaj qeverie që po luan me LDK-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kundër koalicionit të mundshem me PDK-në”, ka shkruar Geci.

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me liderët e partive opozitare për ta marrë mbështetjen për rrëzimin e qeverisë. Ai ndërkohë nuk është takuar ende me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. /Gazeta Sinjali/