Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi në Komunën e Gjilanit.
Bunjaku-Rexhepi ka thënë se punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm, dhe sipas saj, tetë orë punë, tetë gjumë dhe tetë pushim në ditë, janë të konvenueshme.
“Vërtet, dita e diel, duhet të bëhet ditë pushimi edhe në Gjilan. Punëtorët duhet të kenë pushim të mjaftueshëm, kohë të lirë për familjet e tyre dhe të argëtohen. 40 orë në javë, mjaftojnë. 8 orë punë, 8 gjumë dhe 8 pushim në ditë. Një jetë kemi dhe duhet jetuar të gjithë me dinjitet. Çdo të diele pushim, edhe në qytetin tonë”, ka shkruar deputetja.
Pushimi ditëve të diela është po aplikohen nga disa komuna. /Gazeta Sinjali/