image “Deputetja e Kuvendit të Kosovës është izoluar për shkak të koronavirusit”

Kosovë

Politikë/ “Deputetja e Kuvendit të Kosovës është izoluar për shkak të koronavirusit”

news image

Mimoza Kusari-Lila nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke replikuar me deputetin e AAK-së Daut Haradinaj tha se një deputete ndodhet e izoluar për shkak të koronavirusit.

Kusari-Lila nuk foli me emra, por këtë koment e bëri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për projektbuxhetin, transmeton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, e cila konfirmoi sot se s’do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit.

“Pas konfirmimit të infektimitit të dy qytetarëve të komunës së Vitisë me virusin COVID-19, janë duke u zbatuar rregullat dhe janë bllokuar hyrjet dhe daljet nga kjo komunë, edhe unë si deputete kam vendosur ti zbatoj rregullat e Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Geci gjatë ditës së sotme në Facebook. /Gazeta Sinjali/