image Deputetja e Kuvendit flet për 26-vjeçarin që vdiq në Suharekë: Ishte djalë punëtor e i dashur

Sociale

Deputetja e Kuvendit flet për 26-vjeçarin që vdiq në Suharekë: Ishte djalë punëtor e i dashur

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka ngushëlluar familjen Haxhaj për humbjen e djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga fshati Grekoc i Suharekës.

Bytyqi thotë se është pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhaj i cili u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij pasditen e së hënës.

“Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Dritë të pastë shpirti Faton!”, shkruan ajo në një postim në Facebook.

Ndërkohë lidhur me rast zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, njoftoi se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Ai tha se rreth orës 15:55 janë informuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit se e kanë pranuar një pacient në gjendje të rëndë dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, i njëjti më vonë ka ndërruar jetë.

Gashi tha se më pas njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rreth 20-30 metra larg shtëpisë së viktimës është gjetur një armë, e tipit AK-47.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në IML”, ka thënë Gashi.

https://sinjali.com/e-dhimbshme-ky-eshte-i-riu-qe-vdiq-sot-ne-suhareke/

/GazetaSinjali/