image Deputetja e AAK-së: Taksa të mbetet deri në njohje nga Serbia ose të hiqet me referendum

Politikë/ Deputetja e AAK-së: Taksa të mbetet deri në njohje nga Serbia ose të hiqet me referendum

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka thënë se taksa duhet të hiqet me referendum ose të mbetet deri sa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto komente Haxhiu i bëri vetëm pak orë pasi zëvendëskryeministri Avdullah Hoti u sulmua me vezë.

Deputetja Haxhiu ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se i ka ndryshuar parimet dhe qëndrimet.

Sipas saj, nuk ka rëndësi çfarë ka deklaruar Haradinaj, sepse as kryeministri i zgjedhur nuk po e mbanë fjalën. Siç thotë ajo, Kurti ka deklaruar se do ta mbyllë terminalin djemëve të Isa Mustafës, por kjo nuk po ndodhë.

“Edhe Albin Kurti ka deklaruar që djemëve të Isës ka për t’ua mbyllur terminalin e me ua ndalu tregtinë me mallra të Serbisë, por një gjë e tillë nuk po ndodhë. Nuk ishte e vërtetë kjo? Për më shumë, Kurti me aktivistë të VV-së ndërmori edhe tentim-atentatin ndaj Z. Mustafës kur iu sulmua automjeti afër shtëpisë së tij. Kjo dihet botërisht, apo jo”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas Haxhiut, me rëndësi është “të lutemi që vezët të mos shndërrohen në gurë, e gurët të shkatërrojnë institucionet siç bëri dje Albin Kurti. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/teuta.haxhiu.7/posts/2578607268928801