image Deputetja e AAK-së: Sot u instalua një praktikë e rrezikshme në Kuvend

Kosovë

Politikë/ Deputetja e AAK-së: Sot u instalua një praktikë e rrezikshme në Kuvend

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka thënë se praktika e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku në mënyrë tinëzare u kalua mocioni për kalimin e buxhetit me procedurë të përshpejtuar, është e rrezikshme.

Këto akuza ajo ia ka ngarkuar kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Tutje, Haxhiu ka thënë se kjo është një tradhti nga ana e shumicës ndaj opozitës.

“Kam qenë në takim dhe ajo që sot u instalu kryetare… ju keni ra në ndikimin e kujtdoqoftë. Ju sot keni instalu një situatë të jashtëzakonshme që është shumë e keqe. Ju tradhtuat, ngase po të donim mos me ardhë ne e kishim shprehë në takim. Ju nuk ishit serioz në asnjë moment, por kontrabanduat”, tha ajo.

Deputetja tha se AAK nuk është kundër buxhetit 2020, por kundër mosparashikimit të disa projekteve dhe mosndarjes së mjeteve për të mbuluar shpenzimet e Ligjit për Paga.

“Ne nuk e kemi problem buxhetin, por problemin e kemi pse nuk ka buxhet në Ligjin për Parga, pse janë tërheqë mjetet nga projektet që tashmë ishin planifikuar”, ka thënë ajo./GazetaSinjali/