Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka folur rreth vaksinimit të saj kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo tha se si deputete ka vendosur që mos të vaksinohet para qytetarëve, edhe pse është e punësuar në sektorin shëndetësor.
“Ne e dimë që personeli shëndetësor ka filluar të vaksinohet, por unë nuk e kam marrë, sepse fillimisht dua të iu jap mundësi qytetarëve të vendit”, ka deklaruar ajo në RTV 21.
Tutje, Reshitaj tha se vaksinat nuk duhet të paragjykohen nga lloji i tyre sepse të gjitha janë për mbrojtje dhe krijim të imunitetit.
“Duhet që sa më shpejtë qytetarët të vaksinohen meqenëse edhe paratë për to janë ndarë, vetëm se duhet më pak zhurmë politike dhe më shumë punë’’, shtoi ajo./Gazeta Sinjali/