image Deputetja e AAK-së: Po i vie fundi diskriminimit të pensionistëve

Kosovë

Deputetja e AAK-së: Po i vie fundi diskriminimit të pensionistëve

news image

Nisma legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, ka marrë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo nismë e iniciuar nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, u miratua me vota unanime në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Haxhiu ka thënë se mbështetja e kësaj nisme tregon se po i vie fundi diskriminimit të kësaj kategorie.

“Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës (mbi 20 vjeçar) duket se po shkon drejt fundit. Sot, Qeveria e Kosovës me vota unanime miratoi nismën tonë legjislative për të ndrequr padrejtësinë më të madhe ndaj pensionistëve kontributdhënës pas vendosjes së kriterit të famshëm ’15 vite përvojë pune para vitit 99- të’.

Shumë të lumtur, kur jemi para finalizimit të kësaj të drejte elementare të prindërve tonë, njerëzve të mirë të Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/

Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës (mbi 20 vjeçar ) duket se po shkon drejt fundit. Sot, Qeveria e Kosovës me…

Posted by Teuta Haxhiu on Monday, December 7, 2020