image Deputetja e AAK-së për LVV-në: E tradhtuan flamurin kombëtar, siç do ta linte një dezertor luftën

Politikë

Deputetja e AAK-së për LVV-në: E tradhtuan flamurin kombëtar, siç do ta linte një dezertor luftën

news image

Depuetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka goditur Lëvizjen e Vetëvendosje, lënien e flamurit në tavolinat e parlamentit e ka krahasuar me dezertim në luftë.

Në postimin e saj, Haxhiu thotë Albin Kurti e dëshmoi sot se pushteti është më i rëndësishëm se shteti.

Postimi i plotë i saj:

Se pushteti është shumë më i rëndësishëm se SHTETI për VV e Albin Kurtit sot u bë e qartë botërisht, sot kur edhe e filluan “lojën” me qytetarët e Republikës të cilët i mashtruan që në fillim, kur e tradhtuan Flamurin kombëtar, madje dy herë, duke e lënë në tavolinat e parlamentit të vetmuar, njashtu siç do ta linte një dezertor edhe luftën,edhe Flamurin.

Shumë e padenjë kjo, për një kandidat për kryeministër i cili i frikohet pozitës së kryeministrit ende pa e marrë atë, madje duke paralajmëruar cikël të ri zgjedhor nga i cili natyrisht se do të dali i humbur. Sepse popullin njëherë mund ta mashtrosh. Të dytën nuk ta falë .

Dorëzim ende pa filluar i thonë kësaj pune.

Nuk bëhen aq lehtë as qeveria e besa as Shteti ! /Gazeta Sinjali/