Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës mori vendimin që të shkarkojë bordin e kompanisë publike “Infrakos”, duke thënë se Kurti ka fyer përfaqësuesit britanez pasi që të njëjtit kanë vlerësuar me pikë maksimale “Infrakos-in”.
Kadrijaj ka theksuar se lufta e Qeverisë Kurti është duke përdorur logjikë të luftës së klasave. Ajo ka ironizuar me një status në rrjetin e saj social në Facebook.
“Veprimet e z. Kurti dhe qeverisë së tij, ku pa asnjë analizë apo vlerësim performance t’i shkarkojnë bordet, dëshmon qartë se logjika e tij është si lufta e klasave: Urra o burra. Si deputete e Parlamentit të Kosovës shpresoj që edhe kolegët e mi do ta ngrisin zërin per mbrojtjen e të drejtave të tyre elementare. Kjo është fyerje edhe për përfaqësuesit britanez që i vlerësuan maksimalisht të njëjtit”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.
Shkarkimi i këtij bordi u bë me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari./ Gazeta Sinjali/