image Deputetja e AAK-së kërkon që të plagosurit e demonstratave të viteve '90 të trajtohen me ligj

Politikë

Deputetja e AAK-së kërkon që të plagosurit e demonstratave të viteve ’90 të trajtohen me ligj

news image

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se të plagosurit e demonstratave të viteve të 90-ta janë lënë anash nga shteti.

Ajo vlerëson se ata duhet të trajtohen me ligj dhe këtë ia ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ku bën pjesë edhe AAK-ja.

“Para periudhës së luftës 1999, gjatë demonstratave të organizuar në Kosovë, janë plagosur rreth 200 qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe ata sot janë të lënë anash nga shteti i tyre. Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të fillojë me urgjencë ndryshimin e ligjit që të përfshihet edhe kjo kategori”, tha ajo. /Gazeta Sinjali/