Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka folur rreth kandidaturës së kreut të partisë së saj, Ramush Haradinajt, për president të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas saj, Haradinaj duhet të zgjedhet president për shkak se, sipas saj, është koha e duhur që ai të përballet me Serbinë në dialog.
“AAK ka dalë me një personalitet të njohur dhe më habit fakti kur thonë se Haradinaj e ka për një karrierë, për një pozitë. Ai gjithmonë e ka dëshmuar se kur është interesi i vendit ai e ka lënë karrigen dhe pozitën. Mendoj që është koha e duhur dhe është në interes të Kosovës që Haradinaj të përballet me dialogun e pazgjidhur dhe të papërfunduar me Serbinë”, tha Haxhiu në emisionin Prime Time, në Kanal 10.
Një arsye që Haradinaj duhet të jetë president, sipas Haxhiut, është sepse ai sa ishte kryeministër mundësoi përfshirjen e SHBA-së në dialog./Gazeta Sinjali/