Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka thënë se do të votonte pro zhbërjes së Gjykatës Speciale nëse do të ndërmerrej një iniciativë e tillë në Kuvend.
”Për zhbërjen pro do të votoja, prapë do të votoja sepse nuk mund të them në atë kohë kam qenë kundër e tani nuk mund ta votojë për ta zhbërë”, u shpreh Kadrijaj.
Ajo tha se një gjykatë e tillë do duhej të formohej për Serbinë, pasi që ajo ka kryer krime në Kosovë.
”Një gjykatë e tillë është dashur të formohej pikërisht për Serbinë”, deklaroi ajo.
Kadrijaj theksoi se Gjykata Speciale u formua duke u bazuar në raportin e Dick Martyt.
”Këto aktakuza dhe insistime për formimin e Gjykatës Speciale janë bërë bazuar në raportin e Dick Martyt, që më pas vet gjyqtarët e Tribunalit të Hagës kanë konfirmuar se nuk kanë gjetur fakte se pse është formuar Gjykata Speciale”, tha Kadrijaj në Rubikon./ Gazeta Sinjali/