image Deputeti shqiptar rezulton i infektuar nga koronavirusi, lajmin e konfirmon vetë

Rajon

Pandemia/ Deputeti shqiptar rezulton i infektuar nga koronavirusi, lajmin e konfirmon vetë

news image

Deputeti i Shqipërisë, Adriatik Alimadhi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ai.

Deputeti konfirmon se ka rezultuar pozitiv dhe së bashku me të edhe bashkëshortja e tij. Alimadhi shprehet se ka rezultuar me probleme në mushkri edhe pse tashmë gjendja e tij është disi e stabilizuar.

Ai i drejtohet kryeministrit Rama, pasi ka treguar të gjithë hapat që ai ka ndjekur së bashku me bashkëshorten, ndërsa thotë se janë duke u kujdesur për njëri-tjetrin dhe jo nga mjekët.