image Deputeti me kredi i VV-së e dhuron gjymën e pagës për luftimin e COVID-19

Kosovë

Solidaritet/ Deputeti me kredi i VV-së e dhuron gjymën e pagës për luftimin e COVID-19

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, e ka ndarë gjysmën e pagës si donacion për luftimin e pandemisë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, pasi thotë se beson se ky veprim i tij mund të motivojë njerëzit e tjerë.

“Po, e kam ndarë gjysmën e pagës sime dhe e kam dhënë donacion për luftimin e pandemisë në Kosovë. Jo, nuk kam dashur ta bëjë publike dhe as ta promovoj, sepse bie ndesh me plot parime që përherë i kam ruajtur me xhelozi Por, prapë po e bëj, sepse po më thonë dhe dua që të besoj që kjo motivon edhe njerëz të tjerë”, ka shkruar Uka në Facebook.

Ai thotë se ka edhe kredi, por sipas tij sot duhet solidariteti më shumë se kurrë.

“Jo, nuk jam biznesmen dhe as milioner. Kam kredi si shumica e qytetarëve të vendit tim. Nuk kam pallate as brenda e as jashtë shtetit. Por, sot më shumë se kurrë na duhet solidariteti. Prandaj, me apo pa bujë, na duhet ndihma e të gjithëve për të luftuar Covid 19. Dhe, unë nuk bëj përjashtim”, ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Uka i cili është psikolog me profesion ka njoftuar se është duke punuar vullnetarisht për të dhënë ndihmë psikologjike për menaxhimin e ankthit, panikut e depresionit në këtë kohë.

“Dhe prapë, PO, meqë kërkohet motivim nëpërmjet shembullit, ju konfirmoj që jam angazhuar dhe po angazhohem vullnetarisht, me gjithë kapacitetin tim, për të ndihmuar në luftimin e pandemisë dhe në veçanti në ofrimin e ndihmës psikologjike për menaxhimin e ankthit, panikut dhe depresioni, që e përcjell këtë kohë”, ka bërë të ditur ai./Gazeta Sinjali/   

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158366248273185&set=a.10150873526008185&type=3&theater