image Deputeti me nevoja të veçanta ka vetëm shkallë për t'u ngjitur në sallën e Kuvendit

Kosovë

Vështirësitë/ Deputeti me nevoja të veçanta ka vetëm shkallë për t’u ngjitur në sallën e Kuvendit

news image

Deputetit të ri të LDK-së, Fetah Rudit, do t’i duhet të përballet me vështirësi për çdo seancë të Kuvendit, për shkak të nevojave të veçanta që ka.

Ironikisht, Kuvendi i Kosovës nuk ua mundëson personave me nevoja të veçanta të ngjiten lehtësisht në sallën ku mbahen seancat plenare, shkruan Gazeta Sinjali.

Problem tjetër ka qenë edhe hapësira në Kuvend, ku nuk e zë krejtësisht karrocen e tij.

Derisa të bëhet një zgjidhje tjetër, Rudin do ta dërgojnë në sallë asistentët e tij. /Gazeta Sinjali/