image Deputeti Krasniqi: Nuk do të votojë për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve

Politikë

Politikë/ Deputeti Krasniqi: Nuk do të votojë për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve

news image

Elbert Krasniqi, deputet i IRDK në Grupin Parlamentar të LVV-së, thotë se ka marrë oferta për Qeverinë e re. Por, Krasniq thotë se nuk do të votojë për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve.

‘Vota ime nuk do të jetë pjesë e pazarit”, shkruan Krasniqi në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i tij i plotë:

Tash e disa ditë, mua dhe partisë sime po i vijnë oferta të ndryshme nga ata që po e duan një qeveri të re. Ajo që nuk do të ndodh është vota ime për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Prandaj le të mos e humbin kohën e tyre. Ajo që po ndodh është pazari i nisur me deputetët e që duhet t’i alarmojë qytetarët, të cilët i siguroj që vota ime nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari!. /Gazeta Sinjali/