image Deputeti i LVV-së i del kundër Kurtit: Vota ime do të jetë kundër rritjes eventuale të rrymës

Politikë

Deputeti i LVV-së i del kundër Kurtit: Vota ime do të jetë kundër rritjes eventuale të rrymës

news image

Në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Burim Karameta ka shprehur mendimin e tij në lidhje me krizën energjetike dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai tha se vota e tij do të jetë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike por jo që t’i bashkohet opozitës mirëpo se do të jetë kundër gjërave që shkojnë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

“Po bëj thirrje të bëjmë me qytetarët politikën tani e tutje, të fokusohemi te ta. Deputetë e qytetarë, do të ndajë një mendim ndryshe, jo për t’u përbashkuar me opozitën. Nuk do të jem kundër asnjë dokumenti e asnjë vendimi shqip, ku përfitues janë familjarët tanë. Do të jetë vota ime kundër rritjes eventuale të rrymës”, tha Karameta. /GazetaSinjali/