Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, përmes këtij postimi ai qorton KFOR-in për mos-heqjen e deritashme të barrikadave në veri të Kosovës.
Deputeti Abrashi ka bërë sulmin e tij ndaj KFOR-it, duke përmendur edhe një rast të ndjeshëm.
“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave ndërkohë që u bënë disa ditë.” – shkroi z. Abrashi.
“Sot, si pasojë e bllokimit të rrugëve nacionale një qytetare e komunitetit serb ka ndërruar jetë vetëm pse nuk pati mundësi të marrë tretman mjekësor. Liria e lëvizjes dhe e drejta për të marrë shërbimet shëndetësore janë të patjetërsueshme,” .