Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi ka postuar një fotografi të ish ambasadorës e deputetës së Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku me ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së Mcgonigal.
Ky i fundit tashmë po hetohet në ShBA. Në lidhje me rastin e tij janë përmendur edhe figura si Edi Rama, e politikanë të tjerë shqiptar, por përveq Ramës nuk kishte emër tjetër konkret.
Abrashi ka thënë se Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person si dhe temat e diskutuara.
Postimi i plotë:
‘Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë.
Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike.
‘’Një juri e madhe federale e SHBA po heton nëse ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal ka marrë pagesa ose dhurata nga zyrtarë qeveritarë në Mal të Zi, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë apo Kosovë’’, thuhet në artikullin e BallkanInsight.
Ish-ambasadorja dhe tash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara.”