Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ka thënë se do ta shkarkonin edhe Isa Mustafën po të ishte në qeveri.
Basha këtë e ka thënë përderisa komentonte sesi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pa qenë pjesë e qeverisë kishte kërkuar të shpallej gjendja e jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Sinjali.
“Me pas pasë edhe Isa Mustafën edhe ata ua kishim shkarkuar, ju kishim shliruar edhe prej tij. Ju kishim shpëtuar juve me plot arsye”, ka thënë Basha.
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës aktualisht është duke u mbajtur seanca e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, e cila është inicuar nga LDK-ja pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshëm./Gazeta Sinjali/