image Deputeti i VV-së për Gashin e LDK-së: Ka shëndet të rënduar mendor, bën mirë të trajtohet te psikologu

Politikë

Deputeti i VV-së për Gashin e LDK-së: Ka shëndet të rënduar mendor, bën mirë të trajtohet te psikologu

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, i cili edhe vetë në të kaluarën ka pasur përplasje me Arben Gashin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se ky i fundit ka “shëndet të rënduar mental”.

Ky reagim i Gjyshincës erdhi pasi që shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçelit, tha se Gashi e shau dhe iu vërsul gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, raporton Gazeta Sinjali.

Deputeti i VV-së thotë se Gashi bën mirë të trajtohet te ndonjë psikolog.

“Sjellje të tilla nga i njëjti person po ndodhin për të disatën herë tashmë. Ky njeri me shëndet të rënduar mendor, së pari për vetëe pastaj edhe për shoqërinë, bën mirë që menjëherë të trajtohet te ndonjë psikolog. Ngarkesat e tij emocionale nuk mund të kthehen në pengesë ndaj punës së Kuvendit të Kosovës”, shkroi ndër të tjera Gjyshinca në Facebook./GazetaSinjali/