image Deputeti i VV-së: Nëse vie puna te zgjedhjet, ne jemi të gatshëm

Politikë

Deputeti i VV-së: Nëse vie puna te zgjedhjet, ne jemi të gatshëm

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se shpreson që deputetët do ta votojnë propozimin e tyre për president, shkruan Gazeta Sinjali.

Abrashi u shpreh se besojnë që deputetët do të reflektojnë karshi përgjegjësisë që kanë dhe nuk do të zvarrisin konstituimin e institucioneve.

Ai tha se uron që situata mos të vie që të krijohet krizë politike, teksa shtoi se janë të gatshëm edhe për zgjedhje të reja.

“Urojmë të mos vije deri të kriza politike. Urojmë që të gjithë të reflektojnë karshi përgjegjësisë politike, por ne nuk mund t’ua imponojmë vullnetin subjekteve tjera politike sepse janë autonome në vendimet e tyre. Gjithsesi nëse vije puna [te zgjedhjet], ne jemi të gatshëm”, tha ndër të tjera Abrashi në RTV Dukagjini./Gazeta Sinjali/