Në debatin që u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, rreth propozimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka përdorur një shprehje krahasuese me të verbërit, për të kritikuar opozitën.
Basha tha se të kërkosh ide nga partitë opozitare për të dalë nga kriza e energjisë elektrike, është “si me i lypë qorrit sy”.
Kjo deklaratë e tij, është shoqëruar me kritika të shumta, prandaj Basha ka kërkuar falje publike.
Deklaratën e bërë në Kuvendin e Kosovës, deputeti e ka quajtur “lapsus”.
Reagimi i tij i plotë:
Sapo kuptova për reagimin ndaj një lapsusi në fjalimin tim sot.
Ka qenë lapsus lingua e momentit. Pajtoj që është absolutisht e gabueshme dhe prandaj kërkoj falje publike, edhe pse qëllimi im nuk ka qenë ofendimi ndaj askujt.