image Deputeti i VV-së: Etem Arifi nuk e ka votuar Qeverinë Kurti

Politikë

Deputeti i VV-së: Etem Arifi nuk e ka votuar Qeverinë Kurti

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se deputeti Etem Arifi nuk nuk ka marrë pjesë në votim kur është votuar Qeveria Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e Qeverisë Hoti është i paqëndrueshëm.

“Sa për sqarim, Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votu Qeveria Kurti. Pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron”, ka shkruar Murati në Facebook.

Sa për sqarim, Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votu Qeveria Kurti. Pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron.

Posted by Hekuran Murati on Wednesday, December 2, 2020

Sot është mbajtur seanca dëgjimore lidhur me kushtetutshmërinë e votës së deputetit Arifi për Qeverinë Hoti, ndërkaq kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, ka bërë të ditur se lidhur me këtë çështje kjo gjykatë do të vendos gjatë ditëve në vijim./Gazeta Sinjali/