image Deputeti i VV-së e quan “pazarxhi të keq” Thaçin, e lavdëron Amerikën

Kosovë

Reagim/ Deputeti i VV-së e quan “pazarxhi të keq” Thaçin, e lavdëron Amerikën

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi Gjermania ka kundërshtuar idenë e korrigjimit të kufijve, duke i shprehur mirënjohje këtij vendi por duke mos harruar edhe SHBA-të, ndërkohë që ka sulmuar presidentin Thaçi dhe presidentin serb Vuçiq.

Bajqinovci nga Vetëvendosje i ka dhënë rol pozitiv edhe SHBA-ve përkundër përplasjeve që kishte kryeministri Kurti me administratën Trump për çështjen e dialogut.

Sipas tij, SHBA-të, ashtu si Gjermania, do ta pengonin idenë e rrezikshme që sipas tij është hedhur si kompromis nga Thaçi dhe Vuçiqi.

“Nuk ka dyshim se dy pazarxhinj të kqi, si Thaçi dhe Vuçiq, mund të futeshin lehtësisht në këto pazare të rrezikshme. Mirëpo, jemi të bindur se prezenca e SHBA dhe Gjermanisë (BE) në dialog, në çdo rast do të shërbente për të penguar një marrëveshje të keqe për Kosovën”, shkruan Bajqinovci.

Së fundi, tre diplomatët më të rëndësishëm amerikanë për çështjen e dialogut me Serbinë, Philip Kosnett, Richard Grenell dhe Matthew Palmer, kishin mohuar se ekzistonte një marrëveshje e gatshme që përfshinte idenë e korrigjimit të kufijve – ashtu siç pretendonte Kurti./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10222849389884478