image Deputeti i VV-së, dëshmitari i fundit në rastin e Salih Mustafës

Drejtësi

Deputeti i VV-së, dëshmitari i fundit në rastin e Salih Mustafës

news image

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës, ku po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të fundit i thirrur nga prokuroria në këtë rast.

Dëshmitari i fundit në rastin e Salih Mustafës është deputeti i VV-së, Fatmir Humolli.

Gjatë luftës, Humolli punoi në organizimin e UÇK-së në zonën e Llapit, Shalës, në rajonin e Qyqavicës e të Prishtinës, si dhe në zonën e Karadakut.

Në lidhje me këtë rast, këtë javë pritet të mbahen edhe dy seanca të tjera, të mërkurën dhe të enjten.

Ndërkaq, javën e kaluar e ka përfunduar dëshminë e tij Sejdi Veseli, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili dëshmoi pa masa mbrojtëse.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

Në një komunikatë nga Gjykata Speciale thuhet se “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”./GazetaSinjali/