Enver Haliti nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë Hoti për mënyrën e politikës së tyre dhe udhëtimeve zyrtare, që sipas tij si rezultat qëndrojnë kosto të larta të shpenzimeve.
Në seancën e sotme të Kuvendit, derisa po replikonin deputetët e LDK-së dhe VV-së, Enver Haliti komentoi edhe raportimin e fundit rreth shoqërimit në Polici të Kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, njofton Gazeta Sinjali.
”Për fund nuk e di se si mund të mbyllet ky raportim, me një lajm që është arrestuar Kryetari i Istogut, Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova”, tha ai.
“Besoj që kjo i përmbys të gjitha ato thënie tuajat, dhe kjo është ëmbëlsira e kësaj nate”, përfundoi deputeti Haliti. /Gazeta Sinjali/