Deputeti i VV-së, Fatmir Humolli në seancën e kuvendit ka deklaruar se amerikanët kanë më shumë interesa ekonomike në Serbi sesa në Kosovë.
Humolli i bëri këto komente teksa diskutohej projekti amerikan i gazit.
“Miqësinë me amerikanët e ruajmë nëse kemi interesa të përbashkëta afatgjate, jo duke shkelur mbi interesat tona. Amerikanët e kanë interesin ekonomik më shumë në Serbi sesa tek ne, sepse Serbia është më e madhe”, deklaroi ai.
Tutje, ai tha se amerikanët UÇK-në e kanë quajtur terroriste.
“Unë e di që amerikanët na kanë thanë jeni terrorista, Ramush ty të ka thanë je terrorist, ti nuk e ke ngu Amerikën hiç. Amerikanët janë popull i madh edhe kanë interesa të ndryshme, individë të Amerikës që dëshirojnë me shfrytëzu këtu. Kemi pasë embargo prej amerikanëve si UÇK”, tha ai./GazetaSinjali/