image Deputeti i Vetëvendosjes e pranon se është një nga kandidatët për të parin e Gjilanit

Politikë

Deputeti i Vetëvendosjes e pranon se është një nga kandidatët për të parin e Gjilanit

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka njoftuar se është një nga kandidatët brenda kësaj partie në garë për të parin e komunës së Gjilanit, transmeton Gazeta Sinjali.

Hyseni ka deklaruar se në garë janë edhe dy kandidatë të tjerë, ku njëri prej tyre është kryetari i një pikë të LVV-së, kurse tjetri vetëm anëtar i thjeshtë.

Deri më tani, në përmbushjen e kriterit formal për mbledhjen e nënshkrimeve, 1/5 e nënshkrimeve të Këshillit të qendrës i kam mbledhur vetëm unë, të tjerët nuk e kanë plotësuar kushtin formal, pra, i vetmi që e kam përmbushur kushtin formal jam unë”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Më tej, Hyseni thotë se Vetëvendosja do ta mposht Lutfi Hazirin dhe çdo kundër-kandidat të kësaj partie ndërsa sipas tij, ka një arsye se pse VV-ja dallon nga subjektet e tjera politike.

Njëra prej arsyeve se pse dallojmë si subjekt është se ne jemi rritur në frymën ku më shumë vlerësohet organizata se personi apo individi”, ka thënë Hyseni.

/Gazeta Sinjali/