Një deputet i propozoi martesë të dashurës së tij gjatë një debati në parlamentin italian.
“Do të martohesh me mua”? e pyeti Flavio Di Muro, duke nxjerrë një unazë dhe duke shikuar të dashurën e tij, Elisa De Leo.
Deputetët tjerë e duartrokitën atë. Por Robert Fico, kryetar i parlamentit, ishte më pak i impresionuar.
Elisa De Leo ka pranuar propozimin e deputetit italian./Gazeta Sinjali/