image Deputeti i PDK-së thotë se është hipokrizi t’i besohet Lajçakut

Kosovë

Deputeti i PDK-së thotë se është hipokrizi t’i besohet Lajçakut

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për mospjesëmarrjen e këtij subjekti në takimin e partive për takimin e 27 qershorit në Washington, ku pritet të diskutohet për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Haxhiu ka thënë se PDK-ja beson në BE dhe se Kosova do të jetë pjesë e saj, por sipas tij është hipokrizi t’i besohet emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Ne besojmë në BE, besojmë në atë që Kosova do të jetë pjesë e BE-së, në veçanti ne kemi merituar tani disa vite liberalizimin e vizave, padrejtësi iu është bërë me këtë për disa vite qyetetarëv tanë”, tha Haxhiu.

“Është hipokrizi me i besu Lajçakut i cili nuk e njeh Kosovën dhe pas asaj që ka vepruar në UNESCO duke mos votuar për anëtarësimin e Kosovës aty”.

“Ne si PDK mendojmë se nuk e kemi lluksin të bëjmë ndarjen Washington dhe Bruksel, ne kemi nevoj për të dyja”, është shprehur Haxhiu./ Gazeta Sinjali/