image Deputeti i PDK-së: Sveçla ka vendosur kamera dhe përgjues zëri në institucione

Deputeti i PDK-së: Sveçla ka vendosur kamera dhe përgjues zëri në institucione

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, pretendon se ish U.D. i ministrit të MPB-së Xhelal Sveçla ka vendosur pajisje përgjuese në institucionet e vendit.

“Ish-ministri Sveçla ka instaluar  kamera te sigurisë te cilat regjistrojnë pamjet dhe zërin brenda dhe jashtë objekteve zyrtare”, shkruan Hoxha, transmeton Gazeta Sinjali.

Më tej Hoxha ka ftuar prokurorinë të nisin hetimet për këtë rast.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ende pa kaluar 24 orë nga dorëzimi i detyrave të ish qeverisë Kurti, po dalin në sipërfaqe abuzimet dhe skandalet e pista.

Sot po konfirmohen pretendimet e ngritura nga PDK-ja për veprimet skandaloze të Albin Kurtit, Haki Abazit dhe Xhelal Sveçlës për të vjedhur të dhënat e qyetarëve dhe cënuar privatësinë e tyre duke hyrë ilegalisht para disa javësh në dhomën e përgjimeve në PTK.

Ky grup, sikur të mos mjaftohej me këtë abuzim, ka vazhduar me keqpërdorime të tjera të cilat cenojnë rëndë jetën private dhe liritë e qytetareve të Kosovës. Duke ditur rolin dhe rëndësinë qe ka Ministria e Punëve të Brendshme, ish Ministri Sveçla ka instaluar  kamera te sigurisë te cilat regjistrojnë pamjet dhe zërin brenda dhe jashtë objekteve zyrtare.

Në institucionet e tjera publike, kamerat e vendosura regjistrojnë vetëm pamjen por jo edhe zërin, ish Ministri Sveçla per qëllime të Partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, duke e keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ka vendosur kundërligjshëm këto pajisje.

Ky veprim skandaloz dhe i rrezikshëm ka për qëllim të frikësoj dhe të shantazhoj secilin punonjës, familje e qytetarë të Kosovës për qëllime të ulëta politike.

Ftoj të gjitha organet ligjore, në veçanti policinë dhe prokurorinë, që menjëherë ti nisin hetimet për këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme të cilat parandalojnë keqpërdorimin e privatësisë së punonjësve dhe  të parandalojnë çfarëdo shantazhi e keqpërdorimi të mundshëm. /Gazeta Sinjali/